Sezonin e kaluar transferimi i Lionel Mesit te PSG-ja duke lënë Barcelonën pas 17 vitesh ishte kryefjala e merkatos.
Presidenti i Barcelonës, Hoan Laporta menjëherë pas fitores së katalanasve ndaj Realit të Madridit në miqësoren e zhvilluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me rezultatin 1-0 ka folur sërish për temën “Mesi” ku ka deklaruar se është në borxh me të dhe se kapitulli i tij nuk ka përfunduar te Barcelona:
“Besoj, shpresoj dhe uroj që kapitulli i Mesit të mos ketë përfunduar ende te Barcelona. Dhe është përgjegjësia jonë të sigurojmë që ai të ketë një fund më të mirë se sa ishte.
Si president i Barcelonës, besoj se kam bërë atë që është dashur, por pavarësisht kësaj, mendoj se jam moralisht borxhli ndaj tij. Për klubin tonë Mesi ishte gjithçka, ndoshta lojtari më i mirë në histori, i krahasueshëm vetëm me Krojfin.”, përfundoi Laporta.
– Arena e Lajmit
Loading…
Loading…