“Zhvillimet në PD, temë diskutimi”, Gjekmarkaj takon ambasadorin austriak: Një bashkëbisedim konstruktiv mbi sfidën e madhe të integrimit europian

Gjekmarkaj Ambasadori Austriak (4)

TIRANË

Nënkryetari i Kuvendit dhe deputeti i PD Agron Gjekmarkaj është takuar sot me ambasadorin e Austrisë Christian Steiner.

Gjekmarkaj ndaj momente nga ky takim, për të cilin shkruan se ishte një bashkëbisedim konstruktiv e tejet miqësor mbi sfidën e madhe të shqiptarëve atë te integrimit europian.

Po kështu sipas tij, zhvillimet në Partinë Demokratike, ishin po ashtu temë diskutimi mundësitë dhe format që duhen eksploruar për bashkimin e pjesëve të saj duke ruajtur, principet demokratike, venomet legale, vlerat dhe aleancat me botën perëndimore mbi të cilat ajo është themeluar.

“Takim mbresëlënës sot me Ambasadorin e Republikës Federale Austriake Christian Steiner.
Një bashkëbisedim konstruktiv e tejet miqësor mbi sfidën e madhe të shqiptarëve atë te integrimit europian si një finalizim i kahershëm për kthimin e vendit tonë tek rrënjët dhe identiteti i vet historik. Austria ka qenë gjithmonë në anën e kombit tonë. Ne i referohemi shpesh së kaluarës po jo gjithmonë me të njëjtën dëshirë. Kur kujtojmë lidhjet dhe ndihmën në shtetformimin tonë e po aq kontributin në disiplinat albanologjike, emocionohemi me mirënjohje.

Zhvillimet në Partinë Demokratike, ishin po ashtu temë diskutimi mundësitë dhe format që duhen eksploruar për bashkimin e pjesëve të saj duke ruajtur, principet demokratike, venomet legale, vlerat dhe aleancat me botën perëndimore mbi të cilat ajo është themeluar. Nuk mund të ketë demokraci të fortë pa një opozitë të tillë. Po kaq e vura në dijeni shkëlqesinë e tij për të gjitha përpjekjet që PD bën për reformat, sundimin e ligjit dhe standardet demokratike shpesh të rrezikuara”, shkruan Gjekmarkaj.

“Zhvillimet në PD, temë diskutimi”, Gjekmarkaj takon ambasadorin austriak: Një bashkëbisedim konstruktiv mbi sfidën e madhe të integrimit europian

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook