Juventusi fitoi miqësoren e parë sezonale ndaj meksikanëve të Çivasit me rezultatin 2-0, falë golave të dy futbollistëve të rinj, Da Gracës dhe Kampanjonit.
Gjithsesi, ajo që elektrizoi tifozët, por më shumë se këdo tjetër trajnerin Masimiliano Alegri, ishte paraqitja e dy afrimeve të reja, Pol Pogbasë dhe Angel di Marias:
“Ritëm i lartë, provë shumë e mirë nga ana jonë, e cila tregon se në Torino kemi punuar shumë mirë në këto ditë të para.
Pashë një impenjim total nga ana e skuadrës, në të dyja pjesët e lojës.
Talentet tanë janë lajmi i parë i mirë, me Faxholin që tregoi se di të luajë një futboll fantastik, por edhe Gati bëri një lëvizje fantastike në rastin e golit tonë të parë. Di Maria, pa pushim?
Angel bëri një paraqitje fantastike, një ndeshje për të vënë benzinë të rëndësishme në këmbë, në pritje të sezonit. Po Pogba? Eh, Pol… Një ndër futbollistët më të fortë në botë.
Çdokush ka aspekte për të përmirësuar, për të ndryshuar në mënyrë që të ecim në grup së bashku, por fakt është se cilësia që ai i shton një skuadre, pak dinë ta bëjnë.
Në mesfushë ka pak në botë si ai dhe jam i sigurt kur them se do të jetë ai simboli i Juventusit të sezonit të ardhshëm dhe në vazhdim. Gjithsesi, tani të vazhdojmë të punojmë dhe të jemi gati për Barcelonën dhe Realin”, tha Alegri.
Arena e Lajmit
Loading…