Klubet shqiptare në renditjen e UEFA-s/ Laçi kërcënon rekordin e Skënderbeut, Shkëndija duket e pakapshme

Klubet shqiptare vazhdojnë pjesëmarrjen e tyre në kompeticionet europiane gjatë kësaj vere dhe në mesjavë do të mësojnë nëse vazhdojnë apo jo në turin pasardhës pjesëmarrjen e tyre ndërkombëtare. Por ndërkohë, për ata që kanë zbritur në fushë në këtë edicion, të eliminuar apo që vazhdojnë të luajnë, ka pasur ndryshime të rëndësishme të koeficienteve në bazë të kalimit apo jo të tureve.

tirana partizani laci vllaznia

Skuadra e Superiores që vazhdon të shkëlqejë me kualifikime të vazhdueshme dhe sheh koeficientin e saj ndërkombëtar të rritet, është Laçi, e cila falë kalimit të turit të parë, tani sheh veten në kuotën e 7,5 pikëve. Kjo do të thotë se aktualisht ndan vendin e 164-t në Europë me një skuadër si Anderlehti, apo edhe me Zrinjskin e Dinamon e Tbilisit. Një koeficient që mund të rritet nëse kalon turin, duke iu afruar edhe më shumë rekordit prej 8,5 pikëve të skuadrave të Superiores që vendosi Skënderbeu në sezonin 2017-2018.

Partizani, i cili u eliminua në turin e parë të Ligës së Konferencës nga Saburtalo, është në kuotën e 5 pikëve, në vendin e 220 në renditjen e UEFA-s. Në vendin e 254-t, me pikë të barabarta, janë Teuta dhe Kukësi me 4,5 pikë, e më pas vjen Tirana me 4 pikë në vendin e 277 në UEFA. Vllaznia është në kuotën e 3 pikëve në vendin e 325-të, ndërsa Luftëtari ka 1 pikë në vendin e 411.

Skuadra shqiptare që renditet më lart gjithsesi mbetet Shkëndija e Tetovës, e cila ka aktualisht koeficientin 9 dhe pozicionohet në vendin e 142-të, përkrah emrave si Sivaspor dhe Olimpija Ljubljana. Shkupi ka koeficientin 7, në vendin e 173-të, Renova ka koeficientin 1,5, ndërsa Struga 1.

Drita kryeson renditjen e ekipeve kosovare me koeficientin 6,5, e ndjekur nga Prishtina me 4, kurse Llapi dhe Gjilani kanë koeficientin 2. Ballkani për momentin ka koeficientin 1,5, ashtu si Feronikeli.

Të gjithë skuadrat që janë ende në garë dhe që luajnë këtë mesjavë, mund të përimirësojnë përsëri koeficientet e tyre në këtë renditje, që do të ndihmojë për shortin e vitit të ardhshëm duke i favorizuar në vazo nëse kualifikohen në kompeticionet europiane.

Arena e Lajmit


Loading…

Klubet shqiptare në renditjen e UEFA-s/ Laçi kërcënon rekordin e Skënderbeut, Shkëndija duket e pakapshme

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook