“Mijëra euro shpenzime për luks”, Tedi Blushi denoncon tenderat: Qeveria ble dantella, mermerë e dyshekë plazhi për Edi Ramën

Tedi Blushi

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka akuzuar qeverinë Rama se shpenzon mijëra euro taksa sipas tij për luksin e shfrenuar.

Përmes një reagimi në “Facebook” Blushi thekson se Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare vetëm këtë muaj ka shpallur katër tendera për blerje e produkteve të ndryshme, që nga dantellat, kupa për akullore e deri te dyshekët e plazhit për shtëpitë e pushimit.

Mijëra euro taksa për luksin e shfrenuar të Edi Ramës: Tendera për blerje dantellash, kupa akulloresh, gota kristali, mermer për sapunë, shezlong e çadra plazhi
Kur qindra mijëra shqiptarë luftojnë çdo ditë për të mbijetuar, Qeveria keqpërdor me babëzi taksat e qytetarëve për t’i garantuar Edi Ramës dhe oborrit të tij një jetesë luksi.
Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare vetëm këtë muaj ka shpallur katër tendera (dokumentat bashkëlidhur) për blerje krejtësisht të panevojshme dhe fyese, nga dantellat deri në dyshekë plazhi (jemi në muajin tetor) për shtëpitë e tij të pushimit.
Ndërkohë që për qytetarët në nevojë dhe nëpunësit e administratës ndan ndihma ekonomike me “thërrime”, të moshuarve nuk u rrit pensionet dhe pedagogëve në protestë u thotë se Buxheti i Shtetit nuk ka para për t’u rritur rrogat, Edi Rama vazhdon shpenzimet marramendëse për t’i garantuar vetes të tilla “salltanete”.
Kryeministri u kërkon sakrifica shqiptarëve në këtë kohë krize por vazhdon të shpërdorojë frikshëm paratë publike për luksin e vet.
Ndaloni urgjentisht prokurimet kriminale dhe ndani këto fonde për shtresat më në nevojë!

Arena e Lajmit

“Mijëra euro shpenzime për luks”, Tedi Blushi denoncon tenderat: Qeveria ble dantella, mermerë e dyshekë plazhi për Edi Ramën

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook