“Nuk mbrohet Kosova duke mbështetur projektin serb ‘Open Balkan’”, deputeti i PD mbi fjalimin e Ramës në KiE: Arroganca e fodullëku i kryeministrit…

800 0 61d4add848693

Deputeti i PD Kreshnik Çollaku, ka reaguar në lidhje me fjalën e kryeministrit Edi Rma në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Europës.

Me anë të një postimi në Facebook, Çollaku u shpreh se mbështet kërkesën e Ramës në mbrojtje të së drejtës së luftëtarëve të UÇK dhe në denoncim të Raportit të Dick Martyt.

Ai shtoi se konsideron të dëmshëm arrogancën e Ramës në fjalën në KiE

Postimi i plotë:

Une mbeshtes permbajtjen e kerkeses se kryeministrit ne Keshill te Evropes ne mbrojtje te se drejtes se luftetareve te UCK dhe ne denoncim te Raportit te Dick Marty.

Une vleresoj totalisht te papjekur e te demshme arrogancen dhe fodullekun me te cilen fjala e kryeministrit Rama provokon Keshillin e Evropes.

Kosova dhe antaresimi i saj ne KE nuk ndihmohet duke sfiduar me gjuhe arrogante e fodulle antaret e keshillit te evropes ne emer te Kosoves.

E verteta e UCK nuk mbrohet duke u vetakuzuar se ne “shqiperi me cilesojne si agjent serb”,e duke pritur ngazellim grotesk nga perfaqesuesit serioz te KE.

Nuk ndihmohet as Kosova e as UCK duke bere shfaqje snobe e teater grotesk ne nje forum aq te rendesishem si Keshilli Evropes.

Nuk mbrohet Kosova ne Keshill te Evropes duke mbeshtetur nje projekt serb si Open Ballkan.

Arena e Lajmit

“Nuk mbrohet Kosova duke mbështetur projektin serb ‘Open Balkan’”, deputeti i PD mbi fjalimin e Ramës në KiE: Arroganca e fodullëku i kryeministrit…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook