Të gjithë sytë e botës të dielën ishin në finalen e madhe të Botërorit mes Argjentinës dhe Francës. Një sfidë dramatike që përfundoi me shpalljen kampion të kombëtares “abiçeleste”.
Përveç futbollistëve që ishin në fushë, një vëmëndje të madhe ka marrë edhe gruaja e Lionel Mesit, Antonela Raccuzzo.
Ajo ka spikatur gjatë ndeshjeve të Argjentinës me thjeshtësinë dhe bukurinë që e karakterizon. Falë paraqitjes së saj, Antonela ka rrëmbyer zemrat e tifozëve anë mbanë.
Në këtë mënyrë në rrjet janë rikthyer edhe njëherë disa nga fotot e saj më të mira me bashkëshortin Leo Mesi.