“Qëllimisht s’e kuptoni!”, Rama sqaron thirrjen për tërheqjen e akuzave për Kosovën: S’po kërkoj të pengoj drejtësinë, çështja për trafik organesh nuk ekziston!

Edi Rama4434

Kryeministri Edi Rama ka sqaruar dhe një herë thirrjen e tij nga asambleja e Këshillit të Europës që të tërhiqeshin akuzat për trafik organesh, pasi kjo çështjes nuk ekziston.

“Do ta nis në këtë rast duke ju përgjigjur zotërisë. Do të doja t’ju thoja se me shumë mirësjellje presidenti më kërkoi të mos i referohesha zotit Dick Marty në fjalën time. Unë nuk e përmenda pas diskutimit që patëm në drekë. Nëse ju vazhdoni të më thoni se ajo që thash unë është një kërkesë që ua paraqes juve, nuk mund të më thoni që po ju kërkoj të pengoni drejtësinë apo të ndërhy në një proces gjyqësor. Ose nuk e keni kuptuar, ose qëllimisht nuk doni ta kuptoni. Isha i qartë; thashë se ka një problem serioz. Çështja serioze e trafikimit të organeve njerëzore. Ky është problem serioz.

Në aktakuzë nuk ka asnjë fjalë, aspak të trafikimit të organeve. Dhoma që iu referuat po trajton gjera krejt të kundërta. Kjo akuzë e turpshme, akuza për trafikim është akuzë që i ka bërë të gjithë këtu bashkë më solidaritet. Kur dëgjon diçka kaq të tmerrshme, krim mizor, duhet të hetosh. Dhe kjo është ajo që çoi në ngritjen e dhomave për të cilat folët. Po këto dhoma s’po merren me këtë çështjes, pasi nuk ekziston, Nuk ka asgjë për të hetuar. Ndaj po ju kthehem ju. S’thash asgjë për këtë. S’thash që duhet të shpërbëhen. S’mund të ndërhysh në procedurat ligjore. Nëse e shihni objektivisht këtë, nëse do lexonit objektivisht raportin do e kuptonit pse jam këtu. Unë kuptoj se njerëzit ndjejnë solidaritet me anëtarët e asamblesë parlamentare. Nuk thashë kurrë, se kam menduar se ka një konspiracion. Ka qenë një gabim në mirëbesim. Por në demokraci gabimet ndreqen, Na duhen të jemi të përulur dhe të themi se u bë një gabim. Jo për t’u përgjigjur, por për ta parë se duhet të përgjigjemi.”, tha Rama.

Arena e Lajmit

“Qëllimisht s’e kuptoni!”, Rama sqaron thirrjen për tërheqjen e akuzave për Kosovën: S’po kërkoj të pengoj drejtësinë, çështja për trafik organesh nuk ekziston!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook