Tirana ka pse shpreson, Zrinjski mundet me përmbysje në shtëpi në kampionat

Tirana udhëton këtë javë drejt Bosnjë Hercegovinës për të tentuar një përmbysje historike përballë Zrinjski Mostar në ndeshjen e turit të dytë të Ligës së Konferencës. Bardheblutë u mundën 0-1 në shtëpi në duelin e parë dhe tani kanë një punë të vështirë në sfidën e dytë për të synuar kualifikimin.

FYdbuWbWYAAzfn9

Por skuadra e drejtuar nga Orges Shehi ka pse të shpresojë, pasi kampionët e Bosnjë Hercegovinës nuuk janë të pathyeshëm në fushën e tyre, siç e tregoi ndeshja e sotme në kampionat përballë Zeljeznicar. Kundërshtarët e bardhebluve u mundën me shifrat 1-2 në fushën e tyre, për më tepër me përmbysje.

Kapiteni Bilbija, ai i cili i shënoi edhe Tiranës në “Air Albania”, gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 36-të të sfidës. Por në pjesën e dytë, skuadra mike ktheu fatin e ndeshjes. Ajo barazoi me Gasakl dhe më pas, në minutën e 83-të, shënoi golin e fitores me Mekiç, ndërsa Zrinjski kishte mbetur me 10 lojtarë për shkak të daljes me të kuq të Corluka. Një rezultat që tregon se Zrinjski nuk është në maksimumin e tij në këto momente dhe se bardheblutë duhet të tentojnë të shfrytëzojnë çdo mundësi që u jepet.

Arena e Lajmit


Loading…

Tirana ka pse shpreson, Zrinjski mundet me përmbysje në shtëpi në kampionat

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook