Blerja e re e Tiranës merr leje, ka dilema për majën e sulmit. Ja si priten të rreshtohen bardheblutë në sfidën e kthimit me Zrinjskin

Tirana do të udhëtojë drejt Bosnjës, por jo e plotë. Kështu, Florent Hasani do të bashkohet me skuadrën të martën në mbrëmje. Lojtari pritet të bëhet baba të martën dhe ka marrë leje në klubi që të qëndrojë pranë bashkëshortes në këtë ditë të veçantë. Ai do të dalë të mërkurën në stërvitje me skuadrën, pasi të ketë udhëtuar vetë drejt Mostarit.

TIRANA

DILEMA – Dilema e vetme e Orges Shehit është Hasani apo De Silva në sulm. Trajneri Orges Shehi dje ka provuar të dyja formacionet. Tirana pritet të luajë ndaj boshnjakëve me një 11-she që fillon nga Bekaj në portë, Toshevski, Behiratçe, Najdovski e Ismajlgeci në mbrojtje. Në mesfushë, Aleksi, Totre e Limaj. Sulmi është i përbërë nga treshja Xhixha, Seferi dhe De Silva që është gati për të qenë në fushën e lojës.

Megjithatë, formacioni mund të ndryshojë nëse Shehi aktivizon Hasanin. Ky i fundit luan djathtas, ndërsa në qendër spostohet Seferi në vend të De Silvës që ulet në stol.

Mungesa e vetme e Shehit është Qefalija që ka nisur stërvitjen, por zor se luan, pasi u dëmtua në sfidën e parë me boshnjakët.

Për sa i përket merkatos në hyrje, dihet që Tiranës i janë larguar tre lojtarë me peshë, Erjon Hoxhallari, Majkëll Ngoja dhe Ardit Toli, si dhe të tjerë që nuk kishin hapësira. Futbollistët që ishin titullarë sezonin e shkuar.

Këtë verë janë afruar Huseini, Aleksi, Hasani, Iseni dhe Hila, ndërsa vetëm ish-lojtari i Teutës ka luajtur titullar. Bardheblutë duan akoma futbollistë në organikë, por skuadra do të plotësohet ndoshta pas ndeshjes së dytë të Konferencë Ligës.

tirana (3)

Arena e Lajmit


Loading…

Blerja e re e Tiranës merr leje, ka dilema për majën e sulmit. Ja si priten të rreshtohen bardheblutë në sfidën e kthimit me Zrinjskin

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook