Interpelanca/ Naço kritika qeverisë: Nga Poliçani deri në Skrapar rruga është me gropa! A ka fonde për infrastrukturën? Balluku: Nuk do t’i lëmë investimet pas dore!

Nasip Naco

Deputeti Nasip Naço në fjalën e tij në Kuvend, drejtuar Belinda Ballukut, u shpreh se nga Poliçani deri në Skrapar vështirë ta gjesh rrugën pa gropa dhe se për këtë qeveria duhet të kryejë më shumë investime.

Në përgjigjen e saj, Balluku u shpreh se në fokus të buxhetit 2023 do të jetë siguria energjetike dhe mbrojtja kibernetike.

Duke iu referuar rritjes së çmimeve, Balluku u shpreh se nuk do të lihen pas dore investimet, por peshën më të madhe do ta çojnë aty ku ka më shumë nevojë për shkak të krizës.

Pjesë nga diskutimi:

Nasip Naço: E kërkova interpelancë pasi bashkia Skrapar ka në administrim një fond rrugor rural . Rrugë të asfaltuara në 30 vitet e fundit për këtë bashki janë 65 km, pjesa tjetër me zhavorr. Këtu falënderoj institucionet që vitin e kaluar është ndërtuar rruga Poliçan prej 20 km. Shpreh shqetësimin edhe pas shpjegimit të ministres, jam deputeti i qarkut të Beratit, por është hera e parë që PS në qarkun e Beratit merr 5 deputetë. Këtu sjell zërin e qytetarëve për mungesën e investimeve, e dëgjova ministren për panoramën e bërë, por rruga në Poliçan është riveshur, por nga Poliçani në Skrapar vështirë se mund ta gjeni rrugën zonja ministre , atje ka gropa. për mua dhe të gjithë deputetët do të doja që të kishte rrugë në çdo fshat. Do të doja që qeveria dhe mazhoranca ta shihte me prioritet Skraparin. besoj që janë me dhjetëra tregtarë biznesmenë që kanë nevojë për përkujdesje dhe që kjo zonë të zhvillohet. Duhet të hapim rrugë, të dalim nga izolimi që ka vite. Ju them publikisht që nga Poliçani deri në Skrapar vështirë ta gjesh rrugën pa gropa”, tha më tej deputeti.

Balluku: Interpelanca e kërkuar për investimin në infrastrukturë në Skrapar është një interpelancë e duhur. Ne jemi shumë të gatshëm që t’ju japim dokumentacionin e duhur për projektet që janë në vazhdim ose do të zhvillojmë në 2023. Viti 2023 do të jetë një vit që na vë para një sfide shumë të madhe. E para është siguria energjetike dhe e dyta është mbrojtja kibernetike. Duke pasur parasysh dhe gjithë krizën ekonomike që bota po kalon për sa i përket inflacionit duhet pasur parasysh që është një vit me një buxhet konservator që ka tendencën të mbështesë të gjitha paketat sociale. Jo se investimet do t’i lëmë pas dore, por peshën më të madhe do ta çojmë aty ku është nevoja, aty ku kjo krizë na detyron. Duhet pasur parasysh që jemi në sezonin e vjeshtës dhe sasi e reshjeve për energjinë fillon e shtohet. Nga ana e kompanisë kontraktore do fillojë t’i kushtohet kujdes mirëmbajtjes dhe rënies së rrugëve, fenomen që ka ndodhur gjithmonë në këtë aks. Deri në vitin 2022 ka planifikuar që në këtë aks të përfundojë punimet e ndërhyrjes me 5 mijë metër asfaltime, instalimin e mbrojtëseve anësore metalike”.

Arena e Lajmit

Interpelanca/ Naço kritika qeverisë: Nga Poliçani deri në Skrapar rruga është me gropa! A ka fonde për infrastrukturën? Balluku: Nuk do t’i lëmë investimet pas dore!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook