“Imorale dhe shkelje”, Geri Nevil nxit titullarin e Barcelonës: Duhet t’i hedhësh në gjyq

Barcelona ka arritur të bëjë lëvizje shumë të rëndësishme në merkato falë shitjes së të drejtave TV që i kanë garantuar qindra miliona euro për të shlyer disa borxhe e për të regjistruar lojtarë si Robert Levandovski apo Rafinja që katalanasit kanë afruar në merkaton e verës. Por ai të cilit nuk i janë paguar borxhet dhe të cilit i kërkohet që të ulë rrogën, Frenki De Jong, nuk i është paguar asnjë qindarkë nga këto detyrime të prapambetura.

sdfsdf

Ndaj Geri Nevill, ish-mbrojtësi anglez i cili tashmë është një opinionist sportiv, nëpërmjet rrjeteve sociale ka nxitur mesfushorin holandez që të hedhë në gjyq katalanasit të cilët mendohet se i kanë rreth 20 milionë euro borxh atij si paga të papaguara.

“De Jong duhet të ndërmarrë një veprim ligjor ndaj Barcelonës dhe të gjithë lojtarët duhet ta mbështetin!”, shkroi ai në Twitter. “Një klub i cili bën shpenzime marramendëse ndërsa nuk u paguan të gjithë paratë atyre që ka nën kontratë, është imorale dhe shkelje. FIFPRO duhet të dalë kundër bullizimit të tillë dhe ta ndalojë atë”, ishin fjalët e Geri Nevill.

sdddsfsdf

Mediat ndërkombëtare kanë raportuar se në ditët e kaluara, klubi i Barcelonës i ka kërkuar De Jong që të pranonte përgjysmimin e rrogës së tij pasi po përballet me vështirësi financiare , por ndërkohë ka shpenzuar rreth 100 milionë euro në merkato.

Arena e Lajmit

 


“Imorale dhe shkelje”, Geri Nevil nxit titullarin e Barcelonës: Duhet t’i hedhësh në gjyq

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook