Prej më shumë se tre vitesh, Juventusi është kthyer në objekt talljeje për shkak të një videoloje. Bardhezinjtë nuk gjetën një akord me EA Sports, kompaninë që prodhon videolojën e futbollit FIFA dhe që nga viti 2020 nuk kanë qenë pjesë e saj, duke u zëvendësuar në kampionatin italian nga një ekip që quhej Piemonte Calcio e ku nuk duhej të përdoreshin emrat realë të futbollistëve të klubit bardhezi.
Talljet në lidhje me këtë temë nuk kanë mbaruar dhe janë kujtuar vazhdimisht nga tifozët kundërshtarë në stadiume me parulla nga më të ndryshmet. Por “makthi” ka marrë fund, pasi duke filluar nga FIFA 23, Juventusi do të jetë përsëri pjesë e lojës së famshme.
Akordi është zyrtarizuar nga palët së fundmi dhe EA Sports kishte përgatitur edhe një video me protagonist ish-mesfushorin Klaudio Markizio si simbol të rikthimit të Juventusit në atë që është videoloja më e famshme në botë sa i përket futbollit.
Juve is back in #FIFA23
🖤🤍 The Bianconeri are officially back in the game as a part of a new partnership between @juventusfc and @easportsfifa. Narrated by Juve legend @ClaMarchisio8, this film celebrates a new chapter in the club’s story of a great love. Juve per sempre sarà. pic.twitter.com/LExyXe0fML
— EA SPORTS FIFA (@EASPORTSFIFA) July 25, 2022
Arena e Lajmit
Loading…