Matijs De Ligt është bërë pjesë e Bajern Mynih vetëm pak javë më parë. Por duket se futbollisti holandez po vuan në këto momente stilin e ndryshëm të përgatitjeve në krahasim me ato që bënte te Juventusi.
Këtë e konfirmoi edhe Julian Nagelsman, trajneri i Bajernit, i cili para gazetarëve nuk ngurroi të lëshonte një thumbim drejt Juventusit për mënyrën se si kishte përgatitur futbollistin holandez në sezonet e fundit, ku në fakt në çdo edicion ai ka ndryshuar trajner në pankinë.
“Kam folur me De Ligt pas stërvitjes dhe më tha që ishte stërvitja me vështirë që kishte zhvilluar në këto katër vite. Në realitet, sipas meje ishte e vështirë, por jo edhe aq shumë. Dhe kështu e mendon edhe stafi ynë mjekësor”, vijoi ai, duke bërë një thumbim të qartë për gjendjen e lojtarit si pasojë e stërvitjes jo në nivelin që duhej në Itali.
“Matijs më ka thënë që nuk ishte e lehtë që mbetej në formë në Itali. Me të do të duhet që të punojmë shumë”, vijoi trajneri i Bajern Mynih.
Arena e Lajmit
Loading…