Kukësi do të përgatitë startin e kampionatit të Superiores larg Shqipërisë. Skuadra verilindore ka udhëtuar që sot drejt Turqisë, duke u vendosur në Bolu, ku do të vijojë për dy javë punën nën urdhrat e trajnerit Skënder Gega, për të qenë gati për nisjen e edicionit në gjysmë të muajit gusht.
“Ekipi ka udhëtuar mëngjesin e sotëm në drejtim të Turqisë, ku do të kryejë fazën përgatitore për dy javët në vazhdim.
Skuadra është grumbulluar në një nga hotelet e Bolu, teksa falë kushteve të përshtatshme klimatike, ekipi do të marrë ngarkesën maksimale para fillimit të kampionatit.
Në tokën turke, skuadra jonë do të zhvillojë edhe 3 ndeshje miqësore, teksa pas dy javësh rikthehet në Tiranë për të përgatitur ndeshjen e parë të Superiores ndaj Tiranës e cila do të luhet në “Kukës Arena””, shkruhej në njoftimin e klubit rreth ndryshimit më të fundit të verilindorëve.
Arena e Lajmit
Loading…