Deputeti Petrit Vasili dhe avokati Genc Gjokutaj kanë zhvilluar një konferencë për mediat lidhur më padinë për Autoritetin e Dosjeve.
Gjatë fjalës së tij Vasili tha se për këtë çështje është shkelur ligji duke sajuar identitete të rreme.
Pjesë nga konferenca:
Vasili: Është shkelur ligji, kanë sajuar identitete të rreme. Nuk ka asnjë dokument qoftë nga dosja që lidhe gjëkundi zotin Ilir Rexhep Metaj me një dosje të Sigurimit të Shtetit. Ky ishte manipulimi,. Ju shihni Prokurorinë e cila është kapur për gryke dhe me këto veprime është bashkëfajtore. Dështoi pa filluar. Sot ndjekja e kësaj çështje është për të vënë para përgjegjësisë më të rëndë dhe për të mbrojtur qytetarët. të gjithë janë të rrezikuar nga manipulimi dhe mashtrimi. Informacioni që Autoriteti i çon kuvendit dhe deklarimet që thonë se janë bërë verifikimi, tashmë ndjekja e autorëve nuk është më një detyrë, por një mision.
Genc Gjokutaj: Kjo është një taktikë e zgjedhur nga ana e tyre , anëtarët e Autoritetit kanë shpjeguar se si duhet të jetë, por nuk ballafaqojnë faktin me proceduar që kanë kryer, këtu qëndron edhe penaliteti. Nuk mund të bëhet hetimi duke kapur një hajdut dhe prokurori ti thotë ke vjedhur dhe ai të përgjigjet jo, kjo s’mund të mbyllet këtu. Hetimi është i detyrueshëm. Ne nuk na japin dokumentacioni n dhe nuk më ka bërë vaki që dokumentacioni të mbahet fshehur. Pra përse bëhet kjo? Me qëllimin e vetën që penaliteti i tyre të mos bëhet publik.
(balkanWeb)