REPORTAZHI/ Mehmeti i bën zbor Partizanit, Murataj i fiton bastin Bitrit

Partizani vijon prej ditësh përgatitjet për sezonin e ri. Skuadra e nisi stërvitjen në orën 18:30 ditën e djeshme, teksa kjo seancë nuk ngjante aspak me të zakonshmet. Portierët ishin lënë të gjithë pushim në këtë seancë, për shkak se trajnimi i djeshëm nuk u përshtatej karakteristikave të tyre.

partizani

Gjithçka nisi me një nxehmje pa shumë ngarkesë e përgatitësit atletik, Marko Korali. Më pas, të gjithëve iu tregua programi i vrapimit, që kishte të bënte me rritjen e rezistencës së skuadrës dhe ngjante jo pak me stërvitjet ushtarake, veçanërisht në kohën para viteve ’90. Lojtarët do të duhej të bënin 22 xhiro me distanca nga 100 deri në rreth 350 metra brenda një kohe prej 45 sekondash për çdo xhiro.

Skuadra u nda në katër grupe, të cilët brenda tyre kishin një lloj gare se cili shkon deri në xhiron e 21-të. Garën në grupin e parë e fituan Bitri dhe Hoti, që konkurronin me Belicën, Menishin dhe Skukën. Gjithsesi, dyshja e parë fituese nuk arriti t’i shkojë deri në fund ciklit të vrapimeve. Nga ana tjetër Skuka nuk e kishte pikën më të fortë këtë garë dhe iu desh të tërhiqej më shpejt se shokët e grupit.

Skuadra e dytë ishte e përbërë vetëm nga mesfushorë, me Rrapajn, Muratajn, Matondon, Telushin dhe Romeron. Gjatë vrapimit u hap edhe një sfidë mes Bitrit dhe Muratajt. Mbrojtësi iu A drejtua fillimisht me batutë fierakut: “Lëre, lëre, tërhiqu!” Murataj nuk hezitoi t’i hapte sfidë dhe i tha: “Nuk e lë pa ta kaluar ty”. Mesfushori e nisi me ritëm të ulët vrapimin dhe u duk se do ta linte garën shpejt. Bitri guxoi dhe hapi një sfidë, duke u shprehur: “Nëse Murataj bën më shumë se mua, ka një drekë falas”. Në fund mbrojtësi humbi, sepse Murataj arriti ta mbyllë të gjithë ciklin e vrapimeve, duke thyer edhe momentalisht rekordin e stërvitjes. Pas tij në të njëjtin grup u renditën respektivisht Rrapaj, Matondo, Telushi dhe Romero. Tashmë mbetet të shihet nëse Bitri do ta mbajë fjalën dhe do t’i japë drekën e premtuar Muratajt.

Grupi i tretë përbëhej nga lojtarët e krahut dhe logjikisht parashikohej që ky grup të ecte më mirë se mesfushorët dhe mbrojtësit. Dhe në fakt ashtu ndodhi, sepse tre lojtarë arritën të mbyllin gjithë ciklin e vrapimeve, më shumë se asnjë skuadër tjetër më parë. Cara, Sota dhe Buxhelaj mundën t’i mbyllnin të gjitha 21 xhirot, me mbrojtësin fierak, që u duk në gjendje të mirë fizike dhe nuk i kurseu batutat me zëvendëstrajnerin Fatjon Tafaj.

“A ta bëj edhe një xhiro o profe”, tha Sota, që mori përgjigjen negative të prerë të Tafajt. Edhe grupi i katërt, ai i të rinjve, ishte mjaft mirë, me Çarçanin, Hodon dhe Bintsukën, që mundën t’i shkonin garës deri në fund.

DENIS LALA – Arena e Lajmit


Loading…

REPORTAZHI/ Mehmeti i bën zbor Partizanit, Murataj i fiton bastin Bitrit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook