Sulmet kibernetike/ PS voton për seancë me dyer të mbyllura në Komisionin e Sigurisë, drejtuesja e AKSHI-t: Do të publikohen informacione sekrete!

Komisioni I Sigurise

Është zhvilluar këtë të premte seanca dëgjimore me AKSHI-n lidhur me sulmin kibernetik ndaj sistemit TIMS. Gjatë kësaj, mbledhjeje drejtuesja e AKSHI-t, Linda Karcanaj, u shpreh se informacionet janë te klasifikuara se sekrete ose tepër sekrete.

Nga ana e tij Nasip Naço ka kërkuar që seanca të zhvillohet me dyer të mbyllura dhe pa praninë e medias.

Edhe drejtuesja e AKSHI-t kishte te njejten kërkese.

“Për shkak të faktit që gjatë diskutimit do të trajtojmë informacion që është i klasifikuar, sekret ose tepër sekret unë do tju lutesha që seanca të zhvillohej pa praninë e kamerave, me dyer të mbyllura”, u shpreh drejtuesja e AKSHI-t.

Kjo kërkesë u hodh në votim, ku deputetët e mazhorancës votuan pro, ndërsa nga tre deputetët e opozitës që ishin të pranishëm, dy votuan kundër mbajtjes së seancës me dyer të mbyllura dhe njëri abstenoi.

Kryetari i Komisionit të Sigurisë Nasip Naço kërkoi nga deputetët që të dorëzojnë celularët e tyre, me qëllim mos përhapjen e informacioneve, që do të jepen nga drejtuesja e AKSHI-t.

Sulmet kibernetike/ PS voton për seancë me dyer të mbyllura në Komisionin e Sigurisë, drejtuesja e AKSHI-t: Do të publikohen informacione sekrete!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook