Vijon operacioni policor antidrogë i koduar “Hamil”, si rezultat i të cilit, ditën e djeshme, u sekuestruan 85 kg kanabis.
Kapet dhe vihet në pranga një 26-vjeçar i përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
26-vjeçari, pronari i automjetit “Audi Q7”, me të cilin 2 shtetasit e tjerë po transportonin 3 thasët me kanabis.
Në vijim të operacionit policor antidrogë të koduar “Hamil”, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Fier dhe Forcën e Posaçme “Shqiponja”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, janë kryer veprime të pandërprera hetimore për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë.
Në kuadër të këtij operacioni, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier, u kap dhe u ndalua shtetasi V. R., 26 vjeç, banues në Hamil, i përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
26-vjeçari është pronari i automjetit tip “Audi Q7”, me të cilin shtetasit A. T., 25 vjeç (i arrestuar gjatë operacionit) dhe N. R., 31 vjeç (i shpallur në kërkim), po transportonin 3 thasë më lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, me peshë rreth 85 kg.
Vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.