Punë, por edhe argëtim. Turneu i Çelsit në SHBA nuk ka qenë vetëm stërvitje dhe ndeshje, por edhe pak argëtim për lojtarët të cilët kanë shëtitur në disa nga zonat më piktoreske të lokaliteteve ku ishin të grumbulluar. Një prej tyre ishte edhe vizita në “Universal Studios” në Orlando, ku lojtarët e bluve “takuan’ dinozaurët.
Në një video që është bërë hit në rrjetet sociale, shihen Pulishiç, Çilluell dhe Verner teksa ndërveprojnë me një prej dinozaurëve të vendosur në një nga pjesët e studios që i kushtohet filmave me kafshët prehistorike.
Shumë të qeshura, derisa vjen momenti i Verner t’i afrohet kafshës. Reagimi i tij i frikësuar pas një lëvizjeje të beftë të dinozaurit, edhe pse e dinte se nuk ishte i vërtetë, ka bërë shpejt xhiron e rrjetit, duke e kthyer në objekt talljesh sulmuesin e Gjermanisë.
Arena e Lajmit
Loading…