Vllaznia nuk do të jetë vetëm, tifozët kuqeblu organizohen për ta ndjekur në Rumani

 Klubi rumun i Universitatea Kraiovës ka kërkuar ndihmën e tifozëve për ndeshjen e së enjtes në orën 19:30 kundër Vllaznisë në stadiumin “Ion Oblemenko”, që ka një kapacitet prej 31 mijë vendesh. Biletat për sfidën e kthimit kanë dalë në shitje dhe çmimet janë të favorshme.

vllaznit

“Fike televizorin! Vullkani bardheblu ju pret”, është edhe slogani që drejtuesit e klubit kanë përdorur për t’u bërë ftesë tifozëve të tyre, duke nisur fushatën në rrjetet sociale. Në rast eliminimi, për Universitatea Kraiovën do të ishte edicioni i tretë radhazi që dështon në Europë. Ndërkohë, sa u përket biletave, ato nisin nga 3 euro në sektorët anësorë, që është edhe çmimi më i lirë, deri në 20 euro, që është më i shtrenjti në tribunën qendrore. Ka edhe bileta me çmime 6, 8 dhe 15 euro.

Pritet që edhe skuadra shkodrane të ketë mbështetje në Rumani, teksa grupimi “Vllaznit Ultras” kanë nisur organizimin. Gjasat janë që 100 ultras kuqeblu të jenë të pranishëm në këtë transfertë, ndërsa dje vetë faqja e Vllaznisë bëri një njoftim ku apelonte tifozët të kontaktonin në klub, në mënyrë që ky i fundit të rezervojë biletat dhe tifozët të mos kenë probleme në organizim. Në dispozicion të tifozëve të Vllaznisë do të jetë sektori 18 i stadiumit.

Arena e Lajmit


Loading…

Vllaznia nuk do të jetë vetëm, tifozët kuqeblu organizohen për ta ndjekur në Rumani

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook