Mario Baloteli rikthehet sërish të flasë për temën e merkatos. Sulmuesi italian, i cili aktivizohet në radhët e Adana Demirsporit, nëpërmjet mikrofonave të “SKY Sport”, ka folur pa “doreza” dhe ka zbuluar ëndrrën e tij për tu transferuar te skuadra e Napolit:
Napoli – “Për mua është një ëndërr që një ditë të luaj te Napoli. E respektoj shumë Aurelio De Laurentisin, por mendoj që ai nuk ka dashur kurrë që unë të shkoja te Napoli dhe kjo është arsyeja e vetme që unë nuk e kam veshur atë fanellë.”
Ozimhen – “Unë dhe Ozimhen po krahasonim veten si një lloj ushqimi afrikan. Ai e thotë afrikan ndërsa unë ganeze. Ai është një tren, shumë i fortë. Më pëlqen si lojtar.”
Gjendja fizike – “Ndihem shumë mirë dhe fizikisht gjithashtu.”
Kombëtarja italiane – “Ju i dini opinionet e mia për kombëtaren. Ajo është gjëja më e bukur që ekziston. Më pas çdo kush bën zgjedhjet dhe unë duhet t’i respektoj.”, përfundoi Mario Baloteli.
– Arena e Lajmit