Pol Pogba rrezikon seriozisht aktivizimin me Juventusin dhe pjesëmarrjen në Botërorin e Katarit në muajin nëntor për shkak dëmtimi.
Sipas asaj që raporton media franceze “FootMercato”, blerja e bujshme e Juventusit në merkaton e verës rrezikon të mbyllë vitin 2022 pas atij dëmtimi që pësoi në gju në stërvitjen e fazës përgatitore ku “Zonja e Vjetër” është duke e zhvilluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në prag të startit të sezonit të ri futbollistik.
Dëmtimi që pësoi në meniskun e gjurit është më i rëndë sa parashikohej dhe mesfushori 29-vjeçar mund të fillojë të luajë në janar të 2023-it dhe duke humbur me Francën, Botërorin e Katarit.
Deri tani Pol Pogba është aktivizuar në një ndeshje me Juventusin në miqësoren e fituar ndaj Guadalahara Çivas me rezultatin 1-0.
– Arena e Lajmit