“Dua të iki në shtëpi se jam djalë i vetëm dhe…”, u la në burg për sulmin ndaj Berishës, ja çfarë deklaroi Gert Shehu në gjykatë

Goditi Berishen Gerti Shehu

Gert Shehu do duhet të qëndrojë në burg deri në përfundim të hetimeve për sulmn e tij ndaj kreut të PD-së Sali Berisha. Kështu ka vendosur sot Gjykata e Apelit Tiranë për 31-vjeçarin, ndaj të cilit rëndojnë disa akuza.

Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se Shehu ishte sot i pranishëm në gjykatë dhe ka kërkuar edhe vetë lirimin pas avokatëve. Para togave të zeza 31-vjeçari ka thënë se “dua të iki në shtëpi se jam djalë i vetëm dhe dua të marr ilaçet për mjekim”.

Avokati ka kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë se dhënë nga gjykata penale e Shkallës së Parë, por u vendos që të lihet në fuqi vendimi dhe të vijojë në arrest me burg.

VENDIMI
Referuar interesimit të mediave, Gjykata e Apelit Tiranë, informon sa më poshtë:
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka zhvilluar gjykimin lidhur me vlerësimin e ligjshëm të arrestit dhe caktimin e masës së sigurimit “arrest në burg”, për personin nën hetim G.SH, i dyshuar për kryerjen e veprës penale te “Goditje per shkak te detyres”, parashikuar nga neni 237/2 i Kodit Penal.

Fakt që lidhet me ngjarjen e ndodhur më datë 06.12.2022, rreth orës 12:25, në momentet kur disa parti opozitare, po organizoheshin për zhvillimin e një tubimi në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, gjatë kohës që nga selia e subjektit politik “Partia Demokratike”, ka dalë zoti Sali Berisha, deputet i kuvendit të Republikës së Shqipërisë së bashku me simpatizantë dhe mbështetës së kësaj force politike dhe kanë filluar lëvizjen përgjatë bulevardit “Zhan D’Ark”, në drejtim të bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, (ish-hotel Dajti), një person i identifikuar me pas si G.Sh., është futur nëpërmjet grupit të kameramanëve dhe fotoreporterëve që po filmonin marshimin dhe ka qëlluar pa paralajmërim me grusht në fytyrë z. Berisha.

Me vendimin nr. 2508 Akti, datë 09.12.2022, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka vendosur:
– Vlerësimin si të ligjshëm të arrestit në flagrancë të personit nën hetim G.SH.
– Caktimin e masës se sigurimit “Arrest ne burg” parashikuar nga Neni 238 i Kodit Procedurës Penale personal ndaj personit nen hetim G.SH.

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga personi nën hetim G.SH., i cili kërkoi ndryshimin e vendimit caktimin e masës së sigurimit “arrest në shtëpi” ose shtrimin e përkohshëm në një spital psikiatrik.

Në vijim, Gjykata e Apelit Tiranë, e përbërë nga Relatore Gjyqtare znj. Elona Toro, me vendimin datë 28.12.2022 vendosi:

– Miratimin e Vendimit Nr.2508 akti, date 09.12.2022 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane.

“Dua të iki në shtëpi se jam djalë i vetëm dhe…”, u la në burg për sulmin ndaj Berishës, ja çfarë deklaroi Gert Shehu në gjykatë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook