Ish-portieri i Arsenalit bën veprimin e çmendur, i pret çatinë fqinjit me sharrë sepse…

Ish-portieri i Arsenalit, Jens Lehman ka përfunduar në qendër të vëmendjes kohët e fundit.

LEHMAN 3

Sipas asaj që raporton prestigjiozja gjermane “Bild”, ish-portieri i “Topçinjve” ka marrë një sharrë elektrike dhe ka shkuar te fqinji i tij për të prishur garazhin që ka ndërtuar.

E gjitha kjo vjen pasi garazhi i ndërtuar nga fqinji i tij mbulon pamjen e liqenit Stanberg në Bavari dhe kjo ishte arsyeja që bëri këtë veprim të papritur.

Raportimet sipas prestigjiozes “Bild” thonë se 52-vjeçari ka prishur çatinë e garazhit, por nuk i ka shpëtuar kamerave të sigurisë duke dalë zbuluar.

Lehman ka 15 vite në pronësi të një prone pranë liqenit, duke e blerë atë për rreth 4.2 milionë paund në vitin 2007, kohë kur aktivizohej për Arsenalin.

– Arena e Lajmit


Ish-portieri i Arsenalit bën veprimin e çmendur, i pret çatinë fqinjit me sharrë sepse…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook