Me vete kishte 125 gramë kokainë që do t’i kishte sjellë nga 8000 deri në 10000 euro në tregun e drogës. Policia italiane ka arrestuar në Verbania një 35-vjeçar shqiptar i dyshuar si shpërndarës droge.
35-vjeçari me iniciale M.G., autor i shumëfishtë për krime të lidhura me drogën, emigracionin e paligjshëm dhe vjedhjen) është arratisur në sytë e policëve. Agjentët e Verbanias e kishin ndaluar atë ndërsa ai ishte në një sedan të zi pranë udhëkryqit për Cossogno.
Sapo ka marrë shenjën e ndalimit, burri ka lënë makinën në mes të rrugës – me motor dhe me derën e hapur – dhe është larguar në këmbë. Për disa qindra metra policët e ndoqën, derisa 35-vjeçari shqiptar rrëshqiti në një pellg balte, ndërsa përpiqej të hiqte qafe dy mbështjellës celofani. Në brendësi të saj, efektivët gjetën 125 gramë kokainë.
Burri u arrestua me akuzën e shpërndarjes së drogës dhe kundërshtimit të një zyrtari publik. Ai u dërgua në burg dhe pas seancës së verifikimit, magjistrati urdhëroi arrest shtëpie ndaj tij.