“Në krye të grevës së pedagogëve një i SHIK-ut”, pedagogu i përgjigjet kryeministrit: Kam marrë shpërblim nga Rama për punën e shkëlqyer, kërkon të intimidojë profesoratin

Kovaci

Kreu i sindikatës së pedagogëve Sandër Kovaçi i është përgjigjur deklaratave të kryeministrit Edi Rama i cili tha sot se në krye të grevës së pedagogëve është një i SHIK-ut.

Kovaçi tha në një lidhje ‘live’ në News24, se kryeministri duhet të rrisë pagat e pedagogëve nëse do që greva të ndërpritet dhe se ka punuar në Shërbimi Informativ dhe ka marrë shpërblim nga Rama për punën e shkëlqyer.

“Kryeministri të përqendrohet në kthimin e përgjigjes për peticionin. Gjithë të tjerat janë retorikë.
Unë kam qenë profesor, kam qenë ambasador 5 vjet ku kam bërë një punë të shkëlqyer duke sjellë këtu kryeministrin e Sllovenisë. Kam bërë 2 vizita presidentësh, 4 forume mes Shqipërisë dhe Sllovenisë.
Pas kësaj pune të shkëlqyer m’u kërkua të punoj si drejtor i analizës në Shërbimin Informativ dhe kam dhënë kontribut deri në vitin 2015 dhe unë e quaj intimidim ndaj atij institucioni.
Deklarata të papërgjegjshme. E kam për nder që kam kontribuuar për atë institucion për një periudhë më shumë se 2-vjeçare dhe kam punuar për atë kryeministër dhe ka marrë shpërblim ai departament për punën e shkëlqyer nga Rama. E quaj për nder që kam punuar në një institucion serioz dhe shpresoj që të jetë dhe sot një institucion serioz”, tha Kovaçi.

Ai më tej sqaroi se ndërpreu marrëdhënien e punës në SHISH për të ndjekur karrierën akademike.
“Unë vendosa të ndjek rrugën e karrierës akademike për ndjekjen e titujve të mi akademikë”, tha ai.
I pyetur nëse vijon të punojë ende për SHISH, Kovaçi tha: “Nuk ke si të punosh sepse ai është institucion ligjor që duhet të punosh brenda dhe ishte një punë juridike.
Ndoshta në nervozizëm e sipër, ai ka porositur dhe disa gazeta. Në këtë vijë me sa duket kryeministri vazhdon të ketë lidhje me këta persona. E konsideroj një tentativë për intimidim. E ka filluar që nga deklaratat për t’i bërë vetting, presion profesoratit, ndodhin vetëm në vendet diktatoriale.
Në Tatime e kam automatikisht deklarimin e pasurisë dhe gjithçka. Këto intimidime i quaj një gjendje të mjerë të kryeministrit.”, tha pedagogu.

Ai deklaroi se protestat do të vijojnë. “Ne do vazhdojmë protestat sepse kemi drejtësinë me vete, pastërtinë. Kryeministri nëse do ta mbyllë këtë protestë të ngrejë pagat. Ne kemi trajtuar problemin si një problem kombëtar.
Autonomia është përgjegjësi, do të thotë ti si qeveri paguaj atë që të takon dhe autonomia në menaxhimin e fondeve. Por nëse ti vendos paga qesharake, është faji i kryeministrit. Ne do vazhdojmë sepse jemi në të drejtën tonë dhe e drejta jonë do triumfojë dhe kryeministri do i thërrasë mendjes se këto janë vetëm shashka.
Ne kërkojmë që pedagogët të trajtohen në mënyrë dinjitozë. Kemi disa vite që protestojnë. Mësuesve iu është rritur sepse janë 60 mijë dhe ka nevojë për vota. Unë me këtë rast i them kryeministrit të vijë me këmbë në tokë, të rimendohet dhe të mos hedhë shashka të tilla për të intimiduar profesoratin sepse janë dhe të paligjshme”, u shpreh Kovaçi.

“Në krye të grevës së pedagogëve një i SHIK-ut”, pedagogu i përgjigjet kryeministrit: Kam marrë shpërblim nga Rama për punën e shkëlqyer, kërkon të intimidojë profesoratin

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook