“Piktori i Sigurimit i leh profesorit të matematikës së aplikuar”, Vasili për sulmin e Ramës ndaj pedagogut: Fundi i botës!

Vasili

Deputeti i Partisë së Lirisë Petrit Vasili ka reaguar pas akuzave të kryeministrit Edi Rama ndaj kreut të sindikatës së pedagogëve Sandër Kovaçi.

Vasili e cilëson ‘fundi i botës’ dhe shkruan se Rama ka qenë piktori i sigurimit të shtetit.

Sipas tij, matematika, universiteti dhe shkenca, që përfaqëson profesori i bëjnë alergji këtij piktorit injorant të Sigurimit të Shtetit ndaj vërsulet si qentë e rrugës ndaj Prof.Kovaçit.

POSTIMI I PLOTË
Fundi i botës, piktori dy metra i Sigurimit të Shtetit i leh Profesorit të Matematikës së Aplikuar!
Hajde ç’bëhet hajde!
Injoranti noterik Edi Rama i leh e çirret kundër Profesorit të Matematikës së Aplikuar Sandër Kovaçi.
Rama ky Piktori i devotshëm, ilustratori i Revistës së Sigurimit të Shtetit, që 19 vjeç, shumë mirënjohës edhe për besimin, që Sigurimi i dha, por edhe për pagesën ka marrë me shumë qejf, ka edhe fytyrë të akuzojë sot Profesorin si njeri të Shik- ut.
Ndërsa po vetë ky piktori i sigurimit, si kryeministër edhe e ka shpërblyer vetë Profesorin për punën e tij shumë profesionale si Drejtor i Departamentit të Analizës, sot guxon dhe i leh si i marrë te këmbët profesorit.
Dihet që ky piktori i Sigurimit nga matematika as që mbush fare, përjashtuar këto qindra milionat e inceneratorëve dhe të koncesioneve, se aty të grin bashkë me këta “llogaritarët” e vet dhe nuk u shpëton asnjë lek pa grabitur.
Ndaj Matematika, Universiteti dhe Shkenca, që përfaqëson profesori i bëjnë alergji këtij piktorit injorant të Sigurimit të Shtetit ndaj vërsulet si qentë e rrugës ndaj Prof.Kovaçit.
Le t’i shohim bashkë ilustrimet e Piktorit të Sigurimit të Shtetit të cilat i ka nënshkruar vetë me shumë dashuri nga Edi Rama për Revistën në Shërbim të Popullit.

 

“Piktori i Sigurimit i leh profesorit të matematikës së aplikuar”, Vasili për sulmin e Ramës ndaj pedagogut: Fundi i botës!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook