Zënka mes dy shqiptarëve degradon në dhunë, njëri prej tyre kërcënon me thikë tjetrin brenda supermarketit në Greqi

Sfhgfdghfgdh

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e Aliveri të Evias në Greqi ku brenda një supermarketi, një shqiptar ka nxjerrë një thikë dhe ka kërcënuar një bashkëatdhetar të tijin.

Siç raportojnë mediat greke dy shqiptarët për një arsye ende të panjohur kanë nisur të konfrontohen verbalisht dhe më pas zënka ka kaluar në përleshje fizike.

Gjatë atij momenti njëri prej tyre ka nxjerrë një thikë dhe ka nisur të kërcënojë tjetrin, ndërsa dëshmitarët e ngjarjes kanë lajmëruar policinë e cila ka mbërritur në vendngjarje dhe ka arrestuar personin që mbante armën e ftohtë.

Zënka mes dy shqiptarëve degradon në dhunë, njëri prej tyre kërcënon me thikë tjetrin brenda supermarketit në Greqi

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook