Afera e inceneratorëve, Apeli i GJKKO lë në burg zëvendës presidentin e FSHF-së

Hdfghdfgh

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka zhvilluar ditën e sotme një seancë gjyqësore për çështjen e zëvendës presidentit të FSHF-së, Arben Dervishaj dhe ka vendosur lënien në fuqi të vendimit të marrë më herët për të.

Gazetarja Klodiana Lala ka bërë me dije se, Dervishaj, zëvendëspresident i Federatës Shqiptare të Futbollit akuzohet se është përfshirë në skemën e mashtrimit me inceneratorin e Fierit, ndërsa ish-zyrtari i FSHF-së kishte apeluar masën duke kërkuar ndryshimi e saj, kërkesë që u rrëzua këtë të enjte në Apel.

Njoftimi i prokurorisë:

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtare Iliriana Olldashi, sot më datë 29.12.2022, zhvilloi seancë gjyqësore për çështjen penale nr. 40 akti, datë 22.12.2022 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e personave nën hetim A.D., R.M. dhe E.Sh., ndaj vendimeve nr. 82 akti, datë 11.11.2022 dhe nr. 86 akti, datë 18.11.2022, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar në lëndë të masave të sigurimit, dhe vendosi:

– Miratimin e vendimeve nr. 82 akti, datë 11.11.2022 dhe nr. 86 akti, datë 18.11.2022, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për disponimet lidhur me ankuesit A.D., R.M. dhe E.Sh.

 

Afera e inceneratorëve, Apeli i GJKKO lë në burg zëvendës presidentin e FSHF-së

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook