AKCESK organizoi me mbështetjen e One Telecommunications dhe ALBtelecom trajnimin dy ditor për “Menaxhimin e incidentit kibernetik”

Alb 1

Interneti dhe teknologjia e informacionit, gjithnjë e më shumë po impaktojnë shoqërinë dhe ekonominë në tërësi dhe bashkë me to rritet edhe rreziku ndaj kërcënimeve kibernetike.

Siguria dhe reagimi ndaj incidenteve kibernetike ishte kryefjala e një trajnimi të thelluar për “Menaxhimin e incidentit kibernetik” që AKCESK organizoi dy ditë radhazi, me të gjitha Infrastrukturat Kritike të Informacionit, të ndara sipas sektorëve, në përmbushje të objektivave të “Strategjisë Kombëtare për Sigurinë Kibernetike 2020-2025”.

Qëllimi i trajnimit ishte  rritja e kapaciteteve profesionale të nevojshme për operatorët e infrastrukturave kritike në Shqipëri, si një ndër objektivat kryesore të Autoritetit Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike.

Gjithashtu gjatë trajnimit dy ditor për t’i bërë sa më konkrete dhe praktike njohuritë e marra u organizua një stërvitje kibernetike, me skenarë të mbështetur në praktikat më të mira.

Të qenit vigjilent dhe i përgatur  mbeten përherë motoja e aktiviteteve që ofrojnë mundësi për të diskutuar rreth sfidave të sigurisë kibernetike.

One dhe ALBtelecom është një kompani e përgjegjshme sa i takon çështjeje sensitive që lidhen me sigurinë në internet, duke investuar në marrjen e masave të duhura, në mënyrë që abonentët të jenë të sigurt për ruajtjen dhe mirëmbajtjen e të dhënave të tyre.

Në ditët e sotme siguria kibernetike është prioritet i infrastrukturave kritike të informacionit, duke përfshirë edhe biznesin.

AKCESK organizoi me mbështetjen e One Telecommunications dhe ALBtelecom trajnimin dy ditor për “Menaxhimin e incidentit kibernetik”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook