“Duhej të ishte në burg”/ Berisha paralajmërim të fortë Ramës: Kam informacion se po mbledh certifikata! Po e them hapur, të bëhet gati për…

Berisha

Kreu i PD, Sali Berisha, ka paralajmëruar kryeministrin Edi Rama se nëse prek votën, do të marrë përgjigjen “më ekzemplare”.

Berisha tha se ka informacione që kanë nisur që tani të mblidhen certifikatat, ndërsa tha se do ketë protesta dhe se Rama do marrë përgjigjen që meriton.

Ky fërkon duart se këta ikin nga Shqipëria, ka bërë taksën e re gati për ta vendosur në 1 janar, nuk mund ta lëmë këtë njeri të bëjë ç’të dojë, do dalim dhe të vijë të matet me ne në sheshe, do të ketë një përballje të fortë, u vendos profesioneve të lira taksën 23%, pra u thotë të ikin nga Shqipëria. Po ne kush të na shërbejë? Le që është shkatërrim total i shoqërisë, sepse ata janë shtresa e mesme, nuk ka të ndalur ky, duhet ta ndalim, ndaj të jemi të përgatitur për një betejë.

Kam marrë informacion që ka nisur që tani të mbledhë certifikata, por do ta paguash aq shtrenjtë nëse prek votën sa nuk e ke idenë, sepse ka një kufi. Nëse ky armik i votës mendon të vjehdë votën, të pesë të nesërmen se ç’e pret, po e them hapur.

Po nuk zuri mend jap fjalën që do i japim përgjigjen më ekzemplare, kaq duam ne, të votojnë qytetarët. Nuk jemi ne të na marrë votën me karta ID dhe patronazhistë. Përndryshe mjerë ai që kalon kufijtë, ia them këtu, dhe nuk mund të ketë mëdyshje. Marrim pjesë padiskutim në zgjedhje, nuk bojkotojmë.

Vetëm me vjedhjen që ka bërë për inceneratorët, duhej të ishte në burg. Tani nxori Bllakon. Tani Gugallja dhe Zoto e kërcënojnë.

Ndaj është fjala e sovranit, kur ndodhin të gjitha këto duhet të flasë protesta. Duhet të kemi forma të shumëllojshme, por të jeni të sigurtë se do dalim në krye.

Kjo është një protestë për të shpëtuar Shqipërinë”, tha Berisha.

“Duhej të ishte në burg”/ Berisha paralajmërim të fortë Ramës: Kam informacion se po mbledh certifikata! Po e them hapur, të bëhet gati për…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook