Deputeti i PD Dashnor Sula i është përgjigjur ish-mnistrit të energjitikës Damian Gjiknurit pas fjalës së tij në parlament për situatën e energjisë në vend.
Sula tha me ironi se “unë katunar nga Peqini jam, por të flasësh pas 2 dragojve është e vështirë”, duke iu referuar Ahmetajt dhe Gjiknurit.
Ai vazhdoi ironinë e tij duke thënë se pas ringjalljes së Krishtit, të dytën e bëri qeveria socialiste me atë plakën që morën te inceneratorët”.
“Falenderoj që më dha mundësinë kolegu por nuk do e teproj të them miku im, unë katunar i Peqinit jam, por të flas pas 2 dragojve është e vështirë. Më tërhqi vëmendjen ringjallja, pas Krishtit ringjalljen e dytë e ka bërë qeveria socialiste me atë plakën që morët te inceneratorët”, u shpreh ai.
Arena e Lajmit