GJKKO sekuestron makinat dhe vilën e Eduart Xhezos, autor i vrasjes së biznesmenit në Vlorë

Beqiraj Vlore 1 770x387

Konfiskohen pasuritë e Eduart Xhezos i cili ndodhet në burg për vrasjen e biznesmenit Arben Beqiraj në Vlorë.

Gazetarja Klodiana Lala bën me dije për BalkanWeb se GJKKO ka sekuestruar 4 automjete në pronësi të tij dhe vilën e tij.

Eduard Xhezo, i cili u arrestua në Durrës pas vrasjes është autor kryesor i plagosjes së biznesmenit Arben Beqirajt, i cili ndërroi jetë në spital, dhe plagosjen e djalit dhe kushëririt të tij.

Ngjarja në fjalë ndodhi në gusht të vitit 2019, në zonën e “Plazhit të Vjetër” në Vlorë.

Njoftimi i prokurorisë:

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Nertina Kosova (kryesuese), Dhimitër Lara (anëtare) dhe Tereza Merkaj (anëtare), sot më datë 29.12.2022, shqyrtoi çështjen e regjistruar me nr. 199 akti, datë 30.11.2022, mbi ankimin e paraqitur nga ankuesi/subjekti E.Xh., ndaj vendimit nr. 21/106, datë 13.06.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar që ka vendosur: “1. Konfiskimin e pasurisë së llojit automjet i markës “Range Rover”, me targë {…}, me ngjyrë gri, me numër shasie “{…}”, blerë në datën 3.1.2019 në Vlorë, në shumën 25.000 euro, të sekuestruar me urdhrin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit nr. 61, datë 6.5.2020 dhe të vleftësuar më pas me vendimin nr. 48, datë 26.05.2020të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

– Automjet i markës “Mercedez Benz 970”, me targë faktike të shtetasit H.Xh., blerë në datën 30.03.2018, kundrejt shumës 420 mijë lëkë, në pronësi legale të shtetasit U.T. pasi nuk është bërë ndryshimi i pronësisë.

– Automjet i markës “Toyota Land Cruiser”, me targë {…}, me numër shasie “{…}”, i vitprodhimit 2010.

– Automjet i markës “Iveco Fiat”, me targë {…}, me numër shasie {…}.

– Pasuria e llojit Godinë Shërbimi 3 kate, me nr. {…}, zk. {…}, Bashkia Vlorë, e sekuestruar me vendimin nr. 219, datë 28.12.2020 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

 

Sa më lart, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi:

 

– Lënien në fuqi të vendimit nr. 21/106, datë 13.06.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

 

GJKKO sekuestron makinat dhe vilën e Eduart Xhezos, autor i vrasjes së biznesmenit në Vlorë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook