“The Sun” zbulon se Mançester Siti ka arritur akordin personal me mbrojtësin e Brajtonit, Mark Kukureja, duke shtuar kështu presionin ndaj klubit për të arritur një marrëveshje me kampionët në ditët e ardhshme.
Anësori i majtë është i preferuari i Pep Guardiolës për të zëvendësuar Zinçenkon e larguar drejt Arsenalit.
“Qytetarët” kanë bërë një ofertë 30 milionë paund për 24-vjeçarin, e cila është refuzuar nga “Pulëbardhat”. Ata këmbëngulin për 50 milionë paund, por arritja e marrëveshjes personale me lojtarin pritet të ulë pretendimet e tyre.
Arena e Lajmit