Helmimi i tre personave në restorantin në Shkodër, reagon UKSH: Kanë konsumuar ujë të ambalazhuar

Img 2219 2

Ujësjellës Kanalizime Shkodër, ka reaguar pas lajmit se për helmimin e tre personave në një restorant.

Personat nënë e bir dhe një kamarier, janë intoksikuar pasi kanë konsumuar ujë të ambalazhuar nga një kompani. Kjo konfirmohet edhe nga Prokuroria dhe AKU që bashkarisht po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Kujtojmë se hoteli dhe restoranti në Shkodër janë sekuestruar pasi helmimit të 41-vjeçares dhe djalit të saj 14 vjeç, si dhe një 30-vjeçar, kamarier në këtë subjekt.

Me indicie të prokurorisë se rrethit Shkodër të mbështetur nga AKU, po bëhet bllokimi i subjektit, pasi mendohet se uji i ambalazhuar që kanë konsumuar ka qenë i kontaminuar.

Gazetari Senad Nikshiqi bën me dije për BalkanWeb se mendohet se në shishen e ujit të ketë pasur lëndë djegëse, pasi mjekët thonë se 3 personat, janë paraqitur me djegie në ezofag, dhe dyshohet se kanë konsumuar acid.

Njoftimi i policisë:

Më datë 28.12.2022, rreth orës 23:30, në Spitalin Rajonal Shkodër, janë paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore, shtetasja A. Z., 41 vjeçe dhe djali i saj, shtetasi A. Z., 14 vjeç, banues në Malësi të Madhe, si dhe shtetasi M. M., 30 vjeç (kamarier i lokalit), banues në Shkodër, të cilët dyshohet se janë helmuar nga uji i konsumuar në një lokal, në Shkodër.

Shtetasja A. Z., së bashku me djalin e saj, janë dërguar për mjekim më të specializuar, në Tiranë.

Grupi hetimor, në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të AKU-së, Shkodër, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, vijon intensivisht punën për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

 

Helmimi i tre personave në restorantin në Shkodër, reagon UKSH: Kanë konsumuar ujë të ambalazhuar

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook