Lufta me tumorin, ja sa pritet të qëndrojë jashtë zëvendësuesi i Halandit te Dortmundi

Drejtori sportiv i Dortmundit, Sebastian Kehl, njoftoi se sulmuesi i ri, Sebastian Haler, do të mungojë për disa muaj, ndërsa nisi trajtimin pas diagnostikimit me tumor testikular.

haler

28-vjeçari u transferua nga Ajaksi për më shumë se 30 milionë euro. Por të hënën e shkuar ai nuk u ndie mirë pas stërvitjes dhe pas ekzaminimeve të menjëhershme u zbulua se vuante nga tumori në testikuj.

Data e rikthimit të sulmuesit më të shtrenjtë në historinë e klubit nuk dihet ende, ndërsa Kehl njoftoi se lojtari nga Bregu i Fildishtë do të lihet të luftojë i qetë.

“Sebastiani u operua javën e shkuar. Ne kërkuam durim në atë kohë. Tani po diskutohet terapia. Sebastiani do të mungojë për disa muaj, por kur të kemi një afat më preciz për kohën e rikthimit të tij do ta komunikojmë atë”, tha drejtori sportiv për lojtarin që erdhi për të zëvendësuar Erling Halandin pas largimit të norvegjezit drejt Mançester Sitit këtë merkato.

Arena e Lajmit


Lufta me tumorin, ja sa pritet të qëndrojë jashtë zëvendësuesi i Halandit te Dortmundi

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook