Naingolan & CO, 5 orë në ajër drejt Prishtinës për të shmangur surprizën ndaj Dritës

Klubi Antverp Rojal ka arritur dje në Prishtinë, pasi sot do të ballafaqohet ndaj Dritës në ndeshjen e kthimit të fazës së dytë të Conference League. Udhëtimi për në kryeqytetin kosovar nuk filloi shumë këndshëm. Me rreth dy orë vonesë, Antverp FC zbarkoi në tokën kosovare.

naingolan

Media belge “GVA” raporton se Antverpi ka paguar rreth 200.000 euro vetëm për të udhëtuar në Prishtinë me avion privat. Por edhe një “Boeing 737” i shtrenjtë privat nuk është garanci për një udhëtim të përsosur. Një “Boeing” i tillë është i madh dhe i rëndë. Shumë i rëndë (kur mbushet plotësisht me karburant). Sipas medias, avioni “Boeing” u detyrua të bënte një ndalesë në Mynih, për të furnizuar me karburant. Aty u ndaluan dhe u furnizuan me karburant për të vijuar më pas udhëtimin në Prishtinë.

Antverp FC mbërriti në Prishtinë në orën tre e gjysmë pasdite, rreth dy orë më vonë sesa ishte planifikuar. Një fluturim normal do të zgjaste pak më shumë se dy orë, por u shndërrua në një udhëtim të lodhshëm prej më shumë se pesë orësh.

Ndeshja e parë ka përfunduar me rezultatin 0-0 në Belgjikë, kurse në ndeshjen kthyese do të mësohet skuadra që do të kalojë në raundin e tretë të Conference League. Belgët konsiderohen si favoritë për këtë takim, me kuotat e basteve që i kanë dhënë pak shpresa Dritës. Fitorja e skuadrës kosovare konsiderohet me kuotë 7.00, kurse fitorja e mysafirëve me kuotë 1.40.

Arena e Lajmit


Naingolan & CO, 5 orë në ajër drejt Prishtinës për të shmangur surprizën ndaj Dritës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook