Nga trajneri personal te “psikologu” Ibra, shpjegohet rritja e Leaos

Paraqitja djeshme shërben si antipastë. Rafael Leao, i cili me goditjet e tij ishte udhëheqësi kryesor i Milanit drejt titullit të 19-të, tashmë e pret një detyrë edhe më e vështirë, që është të konfirmohet në nivelet shumë të larta të shfaqura në sezonin e kaluar. Rritja eksponenciale e portugezit është përpara syve të të gjithëve.

LEAO

Krahasuar me kohën kur iu bashkua kuqezinjve në verën e vitit 2019, sulmuesi në fakt ka ndryshuar shumë nga të gjitha këndvështrimet, nga fizike te karakteri dhe, pa dyshim, tek ai teknik.

ÇFARË RRITJEJE – Siç shpjegon “La Gazzetta dello Sport”, masa muskulore e Leaos është rritur nga viti në vit dhe tashmë fiziku i tij është shumë më i strukturuar. Shpejtësia ka qenë gjithmonë pika e tij e fortë, por tani ai është edhe fizikisht i aftë t’u rezistojë përballjeve kundër lojtarëve më të mëdhenj në peshë se ai. Merita në këtë aspekt ka vetë portugezi, por edhe Fransiso Martins, trajneri personal i tij, por edhe i shumë yjeve të kombëtares së Portugalisë, si Ruben Diash apo Zhoao Feliks. Që kur kanë nisur të punojnë së bashku, masa muskulore dhe e statistikave të Leaos kanë qenë në rritje paralele. Përveç fizikut, ka ndryshuar shumë edhe mendja e karakteri.

Rafa nuk është më lojtari “i pështjelluar” i së shkuarës, por është kthyer në një element vendimtar që si kurrë më parë ka ndikim vrastar në fushë. Te titulli ndikoi me 11 gola dhe 7 asiste, teksa sivjet shifrat duhet të përmirësohen pasi djaloshi ka fituar vetëbesim dhe nuk ka më ulje-ngritjet që e kishin karakterizuar në sezonet e para kuqezi. Merita për këtë rritje ka edhe Zlatan Ibrahimoviçi, i cili e ka marrë Leaon nën mbrojtjen e tij që kur u kthye te Milani dy vite më parë. Në mungesë të suedezit, është Leao që po bën “klloçkën” për të rinjtë e grupit si Adli apo De Ketelere (nëse do të mbërrijë).

LIDER TEKNIK – Tani portugezi është bërë lider teknik i Milanit dhe për këtë drejtuesit kanë kohë që po punojnë me menaxherin e tij për të gjetur një marrëveshje për rinovimin e kontratës së tij e cila i skadon në vitin 2024.

Për momentin kuqezinjtë janë të fokusuar në merkaton e verës, por sapo të përfundojë, prioritet do të jetë zgjatja e kontratës së Rafael Leaos. Një zgjatje me tri vite e akordit është qëllimi kryesor, teksa do t’i ndryshojë edhe klauzolën e cila nga 150 milionët aktualë do të ketë një rritje të paktën deri në 250 milionë.

Arena e Lajmit


Nga trajneri personal te “psikologu” Ibra, shpjegohet rritja e Leaos

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook