Një ndeshje boksi dhe pastaj “Air Albania” mbyll dyert për klubet shqiptare. Ja kur rihapet përsëri

Fusha e stadiumit kombëtar, “Air Albania”, ka nisur të rinovohet, pasi shumë shpejt do të presë sfidën e Florian Markut në boks përballë meksikanit, Migel Parra. Siç bënë me dije drejtori i Departamentit të Shërbimeve dhe Administrimit të Qendrave Sportive, Kejdi Tomorri, në një intervistë për FSHF stadiumi do të hapet pas dy muajve për të pritur një ndeshje futbolli, që përkon me sfidën Shqipëri-Islandë, me skuadrat shqiptare që nuk do të luajnë asnjë sfidë në “Air Albania” në javët e para të kampionatit.

kedji tomorri

“Procesi që po ndodh është rinovimi i fushës së stadiumit Air Albania. Në fakt në Shqipëri është një provës që duket si i pazakontë që po ndodh vetëm një herë, por ky është një proces i cili ndodh rëndom në të gjitha stadiumet e botës. Mund të marrim parasysh stadiume si Wembley apo San Siro, që bëjnë këtë proces dy ose më shumë herë në vit. Praktikisht ne po heqim të gjithë materialin organik, pra barin ekzistues në fushën e stadiumit, duke qenë se fusha është hibrid, 10% është artificial dhe 90% natyral, duke hequr kështu komplet barin natyral me makineri dhe dilet në tapet artificial momentalisht. Duke qenë se temperaturat janë shumë të larta sidomos gjatë verës arrijnë deri në 60 gradë në sipërfaqen e tokës, atëherë bari që duhet mbjellë duhet të jetë rezistent sidomos për verën, që quhet bari i tipit bermuda. Dhe për këtë qëllim ne po bëjmë këtë lloj rinovimi tani në stadium.

Normalisht do të duhet një periudhë prej rreth 2 muajsh derisa stadiumi të jetë në gjendje optimale që përkon me ndeshjen Shqipëri-Islandë në stadiumin Air Albania dhe më pas stadiumi do të vazhdojë normalisht me të gjitha ndeshjet e tjera. Duhet të kemi parasysh që bari që do të mbillet është nga më të mirat dhe më modernet në botë, që shumë pak stadiume në botë duke qenë se është një lloj bari që është rezistent edhe ndaj diellit, por edhe ndaj hijes njëkohësisht. Është një kombinim hibrid i bërë në laborator që është teknologjia e fundit për stadiumet. Kështu që fusha patjetër do të jetë në kushte mjaft të mira për ndeshjen e parë të Kombëtares në shtator.

Pas ndeshjes së Kombëtares patjetër që stadiumi do të presë edhe ndeshjet e skuadrave shqiptare, duke nisur me një ndeshje derbi të kryeqytetit që është në tetor pas ndeshjes së Kombëtares dhe pastaj do të vazhdohet me ndeshje të tjera. Përveç futbollit kuptohet që stadiumin duhet ta kthejmë në një ambient multi-funksional dhe po konceptojmë përdorimin e tij edhe për evente të tjera, për shembull siç kemi pasur koncertin e Ermal Metës ose siç do të bëhet ndeshja e boksit më datë 25 gusht ku boksieri Florian Marku do të jetë në ring ndaj kundërshtarit të radhës në qendër të fushës dhe i gjithë stadiumi do të jetë si një arenë e madhe. Gjithashtu po shohim planet në të ardhmen për të pasur edhe koncerte të tjera në stadium, pasi në të gjithë botën stadiumet nuk janë thjesht për ndeshje futbolli, por janë mulfi-funksionalë pasi duhet të gjenerojnë të ardhura. Pra ky është vizioni ynë për stadiumin”, u shpreh Tomorri.

Arena e Lajmit


Një ndeshje boksi dhe pastaj “Air Albania” mbyll dyert për klubet shqiptare. Ja kur rihapet përsëri

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook