“Një shofer në FSHZH paguhet 4 herë më shumë se një pedagog”, Berisha: Dënojmë me forcë kërcënimin e Ramës për Kovaçin, qeveria e tij e shpërbleu

Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, në një mbledhje të kryetarëve të degëve,, ka deklaruar se mbështesin protestën e pedagogëve dhe dënojnë kërcënimet me të cilat ato përballen.

Berisha u shpreh se një shofer në Fondin Shqiptar të Zhvillimit paguhet katër herë më shumë se një lektor universiteti.

Ai shtoi edhe se deklaratat e kryeministrit Ram sot i cili iu referuar kreut te sindikatës së pedagogëve si një ish punonjës i SHIK-ut, janë kërcënime dhe se ka qenë pikërisht qeveria e Ramës ajo që e ka shpërblyer zotin Sandër Kovaçi për punën e kryer.

“Një shofer në Fondin Shqiptar të Zhvillimit merr një rrogë katër herë më të madhe se një lektor në universitetet tona. A mund ta imagjinoni?
A ka qëndrim më përçmues ndaj elitës së kombit? kam respekt për shoferat por ama nuk ndodh në botë kjo të marrë 4 fishin. Çdo pedagogu i leverdis të jetë shofer atje se ka familje e halle.
Ju garantoj se ka qenë absolutisht më mirë në diktaturën e Hoxhës kam qenë dëshmitar vetë. Atëherë bëja projekte për kërkim shkencore që e miratonte vetëm zv dekani dhe kishte shpenzime. As ministri askush zv dekani e miratonte. ky ndaloj për 8 vite doktoraturat. Studimet kryesore bëhen me doktoratura. Sot çdo pedagog duhet të paguajë për të botuar një artikull, në diktaturë na paguanin për çdo artikull shkencor.

Janë qendrime shkatërrimtare për universitetin. Universiteti është pasuri kombëtare. Ne e mbështesim me ë gjithë forcën protestën e drejtë të sindikatave të Universiteteve. Dënojmë me forcë kërcënimet e Ramës ndaj pedagogëve, studentëve, dënojmë më forcë kërcënimin për kryetarin e sindikatës që thotë ka qenë punonjës i SHIK kur është larguar që atje dhe është shpërblyer nga qeveria e Ramës. ka një kryeministër gangster që s’di se çflet, që nëse i thua diçka ndryshe e ke armik.
I thotë ke punuar në SHIK një njeriu që ka 3 herë më shumë mend se ai”, tha Berisha.

Arena e Lajmit

“Një shofer në FSHZH paguhet 4 herë më shumë se një pedagog”, Berisha: Dënojmë me forcë kërcënimin e Ramës për Kovaçin, qeveria e tij e shpërbleu

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook