Oliver Kahn i “shkel syrin” një sulmuesi dhe pranon: E menduam blerjen e CR7

Lajmet që e lidhnin emrin e Kristiano Ronaldos me Bajernin e Mynihut nuk ishin të pavërteta. Kampionët e Gjermanisë kanë diskutuar mundësinë e transferimit të sulmuesit portugez nga Mançester Junajtid këtë verë dhe këtë e konfirmoi vetë me gojën e tij shefi i bordit Oliver Kahn.

KAHN

7Ish-portieri i bavarezëve shpjegoi edhe pse më pas vendosën kundër një operacioni të tillë. “Ne e diskutuam këtë çështje, përndryshe nuk do të ishim duke e bërë mirë punën tonë”, tha Kahn gjatë një interviste për “Sport Bild”. “Unë personalisht e konsideroj Kristiano Ronaldon një prej futbollistëve më të mirë të planetit. Por ne arritëm në përfundimin se pavarësisht vlerësimit për Kristianon, ai nuk do të ishte përshtatur me filozofinë tonë në situatën aktuale”.

KEJN – Bavarezët humbën shërbimet e Robert Levandovskit, i cili ishte makineria e golave të 10 herë kampionëve të fundit në Gjermani në 8 vitet e fundit. Ata e kanë pranuar se golat e polakut duan t’i zëvendësojnë me ato të Herri Kejnit, sulmuesit të Totenhemit. Dhe admirimin për kapitenin e Anglisë nuk e fsheh as Kahn, pasi trajneri Nagelsman foli me superlativa për 28-vjeçarin pak ditë më parë, duke zemëruar edhe trajnerin e “Spërsave”, Antonio Konte.

“Unë mund vetëm të them se Herri Kejn është një sulmues i shkëlqyer, i cili tani është nën kontratë me Totenhemin”, nënvizoi Kahn. Dhe me këtë ndërhyrje të dytë të Bajernit për yllin e tyre, Konte pritet të mos e kursejë shigjetën e radhës. Ai e akuzoi kolegun e tij Julian Nagelsman për mungesë respekti ku pranoi se Bajerni ishte i interesuar për sulmuesin e tij. Por për një operacion të tillë gjermanët do të presin verën e ardhshme, sepse ai është i pamundur të mbyllet këtë merkato.

Arena e Lajmit


Oliver Kahn i “shkel syrin” një sulmuesi dhe pranon: E menduam blerjen e CR7

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook