Vdekja e 48-vjeçares/ Dyshimet pse policia nuk e raportoi ngjarjen një ditë më parë. Gazetari: Fillimisht moshën ia publikuan gabim

215b0246 9e85 4839 90ca Febe69bf6ea6

Gazetari Osman Stafa ka shkuar sot pranë  familjes së 48-vjeçares Shpresa Cani që humbi jetën në ambientet e Bashkisë së Lushnjes, ku kishte shkuar për të kërkuar ndihmë sociale.

Stafa tha se familjarët nuk kanë pranuar të flasin para kamerave, ndërsa nga ana tjetër Bashkia ka deklaruar se mes viktimës dhe punonjësve apo kryetares së Bashkisë nuk ka pasur asnjë debat.

Por ajo që mbetet për t’u sqaruar është fakti se përse policia nuk ka dhënë një informacion zyrtar për ngjarjen, e cila ka ndodhur ditën e djeshme, dhe u njoftua vetëm sot pasi lajmi qarkulloi në media.

Sipas gazetarit, policia është konfuze me informacionet, pasi edhe për sa i përket moshës së dhënë për viktimën, ka qenë jo e saktë, duke deklaruar se ajo ishte 60-vjeç, ndërkohë që në të vërtetë ishte 48-vjeçe.

“Kjo tregon se policia nuk është interesuar në mënyrë rigoroze për këtë rast”, tha Stafa në një lidhje “live” pranë banesës së Canit.

Vdekja e 48-vjeçares/ Dyshimet pse policia nuk e raportoi ngjarjen një ditë më parë. Gazetari: Fillimisht moshën ia publikuan gabim

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook