VIDEO/Debati për çmimin e energjisë, Balluku- opozitës: Ne u themi qytetarëve mbyllni derën e frigoriferit, ju i thoni mos kurseni. Jeni arrogantë

Ballukuuu

Zv.kryeministrja Belinda Balluku akuzoi sot opozitën se po u bën thirrje qytetarëve që të mos u përgjigjen thirrjeve të qeverisë për të kursyer energjinë elektrike.

Duke folur në Kuvend, gjatë debatit katër orësh për çmimin e energjisë elektrike, ajo tha se në 17 ditët e para të tetorit, qytetarët kanë konsumuar 5% energji në krahasim me vitin e kaluar.

“Çelësi i suksesit për të përballuar këtë krizë është kursimi. Ju vazhdoni të talleni dhe dezinformoni njerëzit. Sot po minoni një nga aktivitetet më të rëndësishme, kursimin e energjisë dhe jeni të investuar të gjithë për të ndaluar këtë proces. Nga 1-17 tetor kemi 5% më pak konsum krahasuar me një vit më parë. Kjo vjen nga sjellja e qytetarëve që ju i nxisni të mos i marrin parasysh masat e kursimit. Ju jeni opozita rublave. Ju po i bëni thirrje njerëzve që të mos kursejnë. Ne themi kurseni, fikni dritën, mbyllni derën e frigoriferit. Ju i thoni të mos kursejnë. Kjo është arrogancë”, tha Balluku.

Sipas saj “ne e kemi nisur kursimin nga vetja, kurse qytetarët nuk po i detyrojmë, por po i sensibilizojmë. Fakti që krahasuar me tetorin 2021, konsumatorët shqiptarë kanë konsumuar 5% më pak është për tu përshëndetur dhe na jep shpresë. Në 30 shtator kishim motin që përmirësoi liqenin e Fierzës, Komanin dhe Vaun e Dejës dhe duke pasur të dhënat që konsumi u ul qeveria mori vendim të mos e aplikonte fashën 800 kwh”.

VIDEO/Debati për çmimin e energjisë, Balluku- opozitës: Ne u themi qytetarëve mbyllni derën e frigoriferit, ju i thoni mos kurseni. Jeni arrogantë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook