Piter Olainka, përjetoi ditën e djeshme një nga ndjesitë më të bukura, teksa u bë baba për herë të parë.
View this post on Instagram
Ish-sulmuesi i Skënderbeut, e ka festuar në mënyrën më të mirë të mundshme këtë moment special, duke shënuar dopietë në pjesën e parë me fanellën e Slavias së Pragës, në sfidën ndaj skuadrës ndaj Gjibraltarit, St.Josephs.
Ky duel është i vlefshëm për raundin e dytë të Ligës së Konferencës, teksa pjesa e parë përfundoi me rezultatin 4-0 në favor të skuadrës çeke. Olainka tundi rrjetën në minutën e 18-të dhe 29-të.