Fantazisti belg imiton mesfushorin e Milanit, ul rrogën vetëm për kampionët e Italisë

Sinjalet dhe skenari janë tipiket e këtyre rasteve, pra, kur një lojtar është gati për t’u transferuar.

DE KETELERE

Zyrtarizimi mungon, por jemi shumë pranë. Sharl de Ketelere pret t’i bashkohet Milanit dhe anasjelltas, teksa as dje nuk ka dalë në stërvitje.

Në fundjavë nuk ishte grumbulluar për debutimin në kampionat, ndërsa javën e kaluar qëndroi në stol përgjatë 90 minutave të finales së Superkupës.

Oferta e fundit prej 31 milionë eurosh plus 4 milionë të tjera bonuse duket sikur e kanë kënaqur Bryzhin, megjithëse jo plotësisht. Belgët do të preferonin më shumë para e më pak bonuse.

Në mos 35 milionë, një shumë më e përafërt teksa bonuset duhet të kenë si qëllim objektiva lehtësisht të arritshëm si 20 prezenca sezonale të 21-vjeçarit, por kualifikimi i kuqezinjve në Champions-in e vitit të ardhshëm.

Sidoqoftë, burime pranë palëve sigurojnë se bisedimet vijojnë të jenë të hapura dhe ka vend për optimizëm për faktin se transferimi do të kryhet në afate të shkurtra.

SDK SI TONALI – Për sa i përket lojtarit, ai akordin me kampionët e Italisë e ka prej kohësh. 2.5 milionë euro në sezon për pesë vitet e ardhshme, por edhe rroga e tij është prekur.

Për të lehtësuar bisedimet, “Sportmediaset” njofton se De Ketelere ka pranuar një shkurtim të pagës. Fillimisht u fol se do të arkëtonte 2.5 milionë euro në vit, por disa gjëra kanë ndryshuar për shkak të dëshirë së madhe për Milanin.

Ai ka pranuar të paguhet 200 mijë euro më pak në sezon në kontratën e tij.

Praktikisht 1 milionë euro kursim, të cilat do të jenë të destinuara për arkat e Bryzhit që po i afrohet përfitimit prej 37 milionë eurosh që kishte kërkuar që në fillim.

Deri më tani Milani nuk ia kishte ofruar këtë shumë, të cilën Lidsi do ta lëvronte me dëshirë vetëm për të pasur De Keteleren. Por, djaloshi ka zgjedhur kampionët e Italisë të cilëve pret t’u bashkohet nga momenti në moment.

Fundja, sinjalet dhe skenari janë tipiket e këtyre rasteve. Pra, kur një lojtar është gati për t’u transferuar.

Përgatiti: REINOLD BAKALLI


Fantazisti belg imiton mesfushorin e Milanit, ul rrogën vetëm për kampionët e Italisë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook