Ishte arratisur në Itali/ Përplasi për vdekje 60-vjeçarin dhe u largua nga vendngjarja, identifikohet pas një jave autori i aksidentit në Papër të Elbasanit

Policia Tirane 1

Pas hetimeve intensive dhe sigurimit të provave të shumta është arritur të identifikohet autori i dyshuar i aksidentit me vdekje që ndodhi nê 22 Dhjetor 2022 në vendin e quajtur “Ura e Zezë” në Papër të Elbasanit.

Burime jo zyrtare bënë me dije se autori i dyshuar i kësaj ngjarje me një viktimë, rezultoi se pas aksidentit ishte arratisur për në Itali.

Viktima e këtij aksidenti, Dalip Xhakoj, rreth 60-vjeç nga fshati Vidhas i Elbasanit u identifikua tri ditë pas ngjarjes, ndërsa drejtuesi i automjetit që u përfshi në aksidentin në fjalë deri këtë prag fundjave ishte ende të paidentifikuar pasi ishte larguar larguar pa adresë nga vendngjarja.

Gazetari Fatmir Popja raporton se për identifikimin dhe kapjen e tij policia në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan punuan intensivisht duke arritur në zbardhjen e plotë të ngjarjes si edhe identifikim e autorit.

Arena e Lajmit

Ishte arratisur në Itali/ Përplasi për vdekje 60-vjeçarin dhe u largua nga vendngjarja, identifikohet pas një jave autori i aksidentit në Papër të Elbasanit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook