Deputetja demokrate Ina Zhupa, në fjalën e saj në Kuvend u ndal te ngjarja e raportuar ditën e sotme, ku humbi jetën 32-vjeçari Laer Kurti, pasi ndërroi jetë në spitalin e Traumës, ndërsa më herët ishte shoqëruar nga policia.
Zhupa ka kritikuar qeverinë Rama se ka krijuar një polici të dhunshme.
“Mjafton të kujtojmë Klodian Rashën, Jonada Avdia. Keni krijuar një policë të dhunshme, që nuk i përgjigjet nevojave të qytetarëve, por i tremb ato. Në një moment që të kap paniku dhe vrapon kur një polic të thërret, kjo është e frikshme. E frikshme që askush nuk mban përgjegjësi. Një 32-vjeçar gjeti vdekjen nga polica, ajo që duhet të ishte garantë për jetën e qytetarit. E keni frymëzuar policinë për të dhunuar qytetarët, kjo nuk mund të shmangej sot nga ky parlament sepse ky është realiteti. Qytetarët do të bëjnë protesta sepse vetëm me protesta merrni vesh. Me protesta iku Sandër Lleshi, por jo frymëzuesi i dhunës Edi Rama”, tha Zhupa.
Arena e Lajmit