Deputetja Jorida Tabaku, në fjalën e saj në Kuvend ka folur për situatën në trashëgiminë natyrore, ndërsa u ndal edhe tek protesta e pedagogëve. Tabaku tha se trashëgimia është keqmenazhuar dhe se nuk ka pasur mbështetje të mjaftueshme.
Gjithashtu e ndalur tek protesta e pedagogëve, Tabaku tha se është një protestë e drejtë dhe pa mbështetje.
“Mënyra për të shpifur, për të hedhur baltë për këdo, nuk i bën mirë arsimit. Nëse sulmojmë sot mësuesit, dekurajojmë arsimin. Sot masivisht nxënësit braktisin shkollën, për këtë duhet të pyesë qeveria”, tha Tabaku.
Arena e Lajmit