“Pusho! Mos ndërhy pas shpine, noterë e vdekjeve”, Berisha në Kuvend: Rama s’ka moral! Vërsulet kundër Agron Shehajt, i vë shiritin pa asnjë fakt

Berisha 3

Kreu i PD Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për krizën në të cilën ndodhet vendi.

Gjithashtu Berisha i është përgjigjur ashpër Taulant Ballës, si edhe ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, pas ndërhyrjeve të kësaj të fundit ndërsa Berisha po mbante fjalën në Kuvend. Drejtuar ministres së Shëndetësisë tha: Pusho ti noterë e vdekjes masive

“U thotë shqiptarëve se Italian nuk ka mjekë, gënjen.  Notere e vdekjes masive të shqiptarëve, mos më fol pas shpinë. Rri tani, atë që i ke bërë të gjithë kombit nuk ia ka bërë askush gjatë Covid-it. Ky i vërsulet pedagogut se ka shërbyer në organin  e Sigurisë Kombëtare. Më keni dëgjuar të përmend Damian Gjiknurin se ka shërbyer dy vite në Shish. Kurrë.

Ai ka tre ditë që u thotë shqiptarëve se një nga pedagogët më të shquar ka punuar në SHISH dhe nën drejtimin e tij. Bën gjyqin e opozitarëve njëri pas tjetrit. Vërsulet kundër Agron Shehajt dhe i vë shiritin pas asnjë dokument, pas asnjë fakt”, tha Berisha.

Arena e Lajmit

“Pusho! Mos ndërhy pas shpine, noterë e vdekjeve”, Berisha në Kuvend: Rama s’ka moral! Vërsulet kundër Agron Shehajt, i vë shiritin pa asnjë fakt

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook